Gjatë mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit, Forcat RENEA kanë kryer kontrolle në Shkodër dhe disa fshatra përreth, me fokus kryesor banesat e personave me precedent penal dhe të skeduar nga policia.
Burimet e raportojnë se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur armë dhe sende të ndaluara, të cilat do të dërgohen për ekzaminim në laboratorin e kriminalistikës.
Deri më tani, policia e shtetit nuk ka dhënë detaje zyrtare për këtë operacion, dhe nuk konfirmohet që të ketë pasur arrestime.
Ky është një kontroll i radhës pas një serie operacionesh të tjera, veçanërisht pas atentatit të Dobraçit, që rezultoi me 4 viktima, për të cilin ende nuk ka asnjë të arrestuar.