Çfarë ndodhi? Vuçiç anulon pjesëmarrjen në samitin e BE-së në Tiranë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në Samitin e BE-së, që do të zhvillohet në Tiranë më datë 6 dhjetor.

Shkak, është bërë sipas tij, shkelja e një marrëveshjeje të Brukselit e dakordësuar mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç.

Kurtin dhe Rashiçn, Vuçiq i ka quajtur “terroristë lluma”.

“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.

Vuçiç ka thënë se përzgjedhja e Rashiçit dhe Trajkoviçit nga Kurti, tregon se ata duan përndjekjen, dëbimin dhe zhdukjen e serbëve nga Kosova.

“Çfarë ka bërë terroristi Albin Kurti, do të duhej ta marr dënimin e merituar nga BE-ja, por natyrisht kjo gjë nuk ka ndodhur”, ka deklaruar ai.

Sipas Vuçiçit, me këtë vendim, Kurti ka shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Brukselit, por edhe ligjin ndërkombëtar. Ai ka thënë se Kurti ka zgjedhur “llumat më të këqinj serbë”.

“Më të këqinjtë, s’ka më të këqinj se Rashiqi dhe Rada Trajkoviqi. Ata nuk e kanë besimin e askujt në Kosovë, por e kanë besimin e terroristit llum Albin Kurtit dhe besimin e agjencive ndërkombëtarë që i kanë vendosur në ato pozita, duke menduar ta shkatërrojnë Serbinë dhe ta frikësojnë atë. Mendojnë se do të na trembin me këtë, s’ka problem, mund ta shkatërroni presidentin e Serbisë, të organizoni protesta në Serbi, të më vrisni mua, por për mua Kosova dhe Mertohija janë vendet më të shenjta serbe, për mua Serbia është vendi më i shenjtë. Më mirë se iku unë, se t’jua dorëzoj, e s’jua dorëzoj”, ka thënë ai.


Shtuar 1.12.2022 21:51