Një incident regjistrohet tani në Moske, një transmetim i drejtpërdrejtë i Vladimir Putinit duke folur në stadiumin e mbushur plot, papritmas u shkëput nga presidenti duke vendosur disa këngë që ishin kënduar gjatë ceremonisë.
Zoti Putin po përkujtonte përvjetorin e marrjes së Krimesë në stadiumin Luzhniki të Moskës para një turme të madhe mbështetësish.
Turma valëviti flamuj dhe thërriste “Rusi, Rusi” ndërsa ai mbante fjalimin e tij.
Por ndërsa ai dukej se ishte ende duke folur, transmetimi papritur u pre në imazhe të tjera.
Është e paqartë pse ndodhi kjo.
Presidenti rus kishte lavdëruar trupat e tij, të cilat ai tha se vazhdojnë të “luftojnë heroikisht” në Ukrainë.
Ai foli gjithashtu se si Rusia po përpiqet të “rivendos” Krimenë, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.
Here’s video of Putin suddenly vanishing mid-sentence. Where is he?! pic.twitter.com/c6VqE6GG3s
— max seddon (@maxseddon) March 18, 2022