Pak ditë më patë në Elbasan u ekzekutua shtetasi Everest Çaka, nga persona ende të paidentifikuar. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, mësohet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur një hetim të thelluar për policinë e Elbasanit.
Konkretisht dyshohet se natën që ndodhi ngjarja, patrulla e policisë vonoi me qëllim shkuarjen në vendngjarje, dhe i njëjti hezitim është verifikuar se ka ndodhur edhe me ngritjen e pikave të kontrollit pas vrasjes, për tu bërë e mundur kapja e autorëve.
Viktima ndodhej me bashkëshorten brenda mjetit tip “Opel”. Ai u qëllua me 15 plumba dhe gjeti vdekjen.
41-vjeçari ishte një emër i njohur për policinë, pasi edhe i vëllai i është vrarë vite më parë.
Vrasja e tij dyshohet se është urdhëruar nga një grup kriminal shqiptar që operon nga Dubai. /albeu.com/