Çfarë ndodhi? I kishte shoqe brenda BBV por Roza, Erjola, Ledjona dhe Rikja i bëjnë ‘dalje’ Jul Dedës?

Gjatë muajve që ishin në BBV, ndër të tjera aktori Jul Deda u përfol shumë edhe për marrëdhënien që krijoi me vajzat në shtëpi.

U tha se Juli kishte aleancë me Roza Latin, Erjola Docin, Ledjona Xheladinajn dhe Rike Rocin dhe se me to kishte krijuar grupin e tij, e madje banorë dhe opinionistët u shprehën se i përdorte si “ushtare” në lojën e tij.

Juli dhe vajzat gjithnjë i mohuan këto fjalë ndërsa flisnin për një miqësi mes tyre, e cila në fakt vazhdoi edhe jashtë, por për shumë pak kohë me sa duket.

Së fundmi u bë me dije se Juli dhe Xhemi do të jenë moderatorët e rinj të “Fiks Fare” dhe postimi i Julit ‘zbuloi’ gjithçka. Ndërsa dyshja mori urimet e kolegëve dhe miqve të tyre në komente e postime në Instastory, “shoqet” e Julit nuk duken askund.

Asnjë koment, e madje asnjë ‘like’. Erjola, Roza, Ledjona, Rike zgjodhën thjesht të heshtnin, ndërsa Rike jo vetëm që heshti për aktorin, por zgjodhi të bëjë ‘like’ vetëm postimin e Xhemit dhe jo të Julit.


Shtuar 31.08.2024 20:13