Si sot, më 7 prill 1939 forcat italiane pushtuan Shqipërinë.
Ishte pragu i nisjes së Luftës së Dytë Botërore, ku Italia ishte aleate me Gjermaninë dhe Japoninë si pjesë e “boshtit qëndror”.
Mbreti Zog që ishte sundimtar i vendit u detyrua të largohej nga Shqipëria për të organizuar rezistencën nati-fashiste nga jashtë.
“Njoftohet populli shqiptar se Qeveria Italiane, me disa kërkesa të reja që nuk pajtohen me traktatet me marrëveshjet miqësore që kemi pasur, ka kërkuar cenimin e indipendencës dhe sovranitetit të Mbretërisë Shqiptare. Unë dhe qeveria mbretërore nuk e pranojmë kurrë këtë cenim që konsiston në bjerrjen e lirisë së këtij populli të fituar me gjak”, thuhej në një pjesë të deklaratës së mbretit Zog, lëshuar gjatë asaj dite për popullin shqiptar.
Lufta e Dytë Botërore do të përfundonte në 2 shtator të vitit 1945 me humbjen e fuqive të boshtit dhe me një numër rreth 55 milion viktimash./albeu.com/