“Çfarë ka barku nxjerr Facebook-u”, Ramës nuk i shpëton lapsusi i Berishës (FOTO LAJM)

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një lapsus në rrjetet sociale. Teksa ka publikuar një takim elektoral të kandidatit demokrat Tritan Shehu, ish-lideri demokrat shkruan se “Shumica e shqiptarëve votojnë PS”, në vend që të shkruante “Votojnë PD”.

“Tritan Shehu në fshatrat e Përmetit: Ndëshkim keqqeverisjes më 25 prill. Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshimin”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Edhe pse postimi është bërë publik rreth 23 orë më parë, nuk është korrigjuar ende nga ish-kryeministri Berisha, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Por ky gabim i Sali Berishës, nuk i ka shpëtuar kryeministrit Edi Rama, i cili në një reagim në Instagram shkruan: “Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku”.

Shtuar 12.04.2021 11:04