Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Noë with Erla Mëhilli”, ka folur në lidhje me studentët e pavaksinuar, ndrsa viti i ri akademik ka nisur.
Rama tha se normalisht ata që nuk kanë marrë vaksinën nuk duhet të marrin pjesë në mësim, por sqaroi se nuk do ta humbin vitin shkollor.
“Mendoj që nuk duhet të kalojmë në ekstrem të humbjes së vitit shkollor që në momentin e parë. Ky është një proces, ka shumë interferenca, për fat të keq, nga lloj lloj individësh që u jepet e drejta për të folur, pa pasur asnjë kompetencë për këtë temë dhe përhapin gjithëçfarë lloj konspiracionesh dhe teorish. Flas për këta që flasin për konspiracionin e vaksinës, rreziqet e vaksinës etj etj. Individë që nuk janë as shkencëtarë dhe as të autorizuar. Dhe në këtë botë që dominohen nga fluksi I lajmeve, sigurisht krijohen pasiguri dhe shqetësime. Keta ndiqen më shumë se garancisë së mërzitshme që japin njerëzit që dinë se çfarë flasin dhe është një process ku me durim duhet vazhduar të vaksinohet”, tha Rama.
Në lidhje me pyetjen nëse ka dështuar shteti me sensibilizimin e njerëzve që të vaksinohen, Rama tha:
“Mendoj se është një çështje e një procesi që duhet bërë me këmbëngulje dhe nga universiteti dhe nga rektorati dhe nga autroitete e universiteti në mënyrë që të shfrytëzohen edhe disa ditë apo dhe disa javë për të çuar përpara procesin e vaksinimit.
Si fillim duhet menduar në mënyrë pozitive. Duhet nisur nga ideja që shumëkush prej studentëve kanë nevojë dhe për pak inkurajim dhe siguri dge mëbshtetje. Në holle do të jenë vaksinat dhe vaksinatorët derisa ata të binden t’i bëjnë”.
Pyetje: Ndërkohë që ata nuk bëjnë vaksniat, do të marrin pjesë në mësim?
Normalisht ata nuk duhet të marrin pjesë në mësim. Por sigurisht është një çështje e autoriteveve sepse qeveria nuk mund të çojë forca për të nxjerrë jashtë studentër e pavaksinuar. Nuk është ky qëllimi dhe misioni i qeverisë. Rektorët janë të vetëdijshëm që k process duhet garantuar. Ministria e Arsimit do të vijojë ditë pas dite të inkurajojë vaksinimin”, tha Rama./albeu.com