Çfarë dimë për variantin Covid EG.5 të quajtur “Eris” dhe sa i rrezikshëm është?

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur një nënvariant të ri të Covid të quajtur EG.5, i njohur jozyrtarisht “Eris”, një nënvariant me interes dhe po u kërkon vendeve ta monitorojnë atë ndërsa rastet rriten globalisht.

Por organizata thotë se paraqet një rrezik të ulët për shëndetin publik, pa asnjë provë që shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e tjera që qarkullojnë në këtë moment.

Çfarë është EG.5 dhe pse është quajtur Eris?

Që kur u shfaq për herë të parë, Covid ka pësuar mutacion ose ndryshim në formë dhe është bërë gjithnjë e më i ndryshëm. Versionet e reja gjenetike që vazhdojnë të shfaqen quhen nënvariante.

EG.5 është një tjetër degëzim i variantit Omicron të Covid. Sipas OBSH-së, ai u pa për herë të parë në shkurt 2023 dhe rastet janë rritur në mënyrë të qëndrueshme.

Nënvarianti është quajtur Eris në rrjetet sociale, gjithashtu emri i një perëndeshë në mitologjinë greke.

Në vlerësimin e saj të fundit, OBSH përfshin EG.5 dhe nën-variante të lidhura shumë ngushtë me të, duke përfshirë 5G.5.1.

Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA), 5G.5.1 tani përbën rreth një në shtatën e rasteve të Covid të marra nga testet spitalore.

Dr Meera Chand, zëvendësdrejtoresha e agjencisë, tha se “nuk ishte e papritur” të shiheshin variante të reja.

Ajo vazhdoi: “EG.5.1 u caktua si një variant më 31 korrik 2023 për shkak të rritjes së vazhdueshme ndërkombëtare dhe pranisë në MB, duke na lejuar ta monitorojmë atë përmes proceseve tona rutinë të mbikëqyrjes.”

Rastet e EG.5 po rriten gjithashtu në SHBA, ku ka tejkaluar ngushtë nënvariantet e tjera të omicron në qarkullim, sipas vlerësimeve të publikuara nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

A është Eris më i rrezikshëm?

Bazuar në provat e disponueshme, zyrtarët e OBSH-së thonë se nuk ka asnjë sugjerim që nënvarianti po shkakton sëmundje më të rëndë dhe rreziqet nuk janë më të larta se variantet e tjera aktuale me interes.

Disa teste sugjerojnë se mund të shmangë sistemin tonë imunitar më lehtë sesa disa variante qarkulluese.

Në MB, ka pasur një rritje të vogël të njerëzve në spital javët e fundit, veçanërisht ata të moshës mbi 85 vjeç, por ekspertët thonë se shifrat mbeten më të ulëta se valët e mëparshme.

Nuk ka pasur rritje të personave të sëmurë rëndë në kujdesin intensiv.

Ekspertët në mbarë botën do të vazhdojnë të monitorojnë nënvariantin dhe të vlerësojnë ndikimin e tij, veçanërisht kur shkollat ​​dhe universitetet rihapen.

Ku po përhapet EG.5?

Sipas OBSH-së, infeksionet janë raportuar në 51 vende, duke përfshirë Kinën, SHBA-në, Republikën e Koresë, Japoninë, Kanadanë, Australinë, Singaporin, Britaninë e Madhe, Francën, Portugalinë dhe Spanjën.

Cilat janë simptomat?

Ekspertët thonë se nuk ka asnjë provë që sugjeron se shkakton ndonjë simptomë të re Covid.

Simptomat e Covid mund të përfshijnë:

  • ethe
  • kollë e vazhdueshme
  • ndryshim në shqisën e shijes ose nuhatjes
  • lodhje
  • rrjedhje e hundës
  • dhimbje të fytit

Si mund ta mbroni veten?

Ashtu si me variantet e tjera të Covid-it, rreziku i sëmundjes serioze mbetet më i lartë për njerëzit që janë të moshuar ose kanë swmundje shoqwruese.

Zyrtarët e UKHSA thonë se vaksinimi mbetet “mbrojtja më e mirë kundër valëve të ardhshme të Covid-it, kështu që është ende po aq e rëndësishme sa kurrë që njerëzit të marrin të gjitha dozat.”/Albeu.com/

 


Shtuar 10.08.2023 20:18