Pa i shprehur, çdo person dëshiron një apo shumë gjëra. Ndonjëherë dëshira është aq e madhe saqë ata mund të bëjnë gjithçka për të arritur atë që duan.
Dashët dëshirojnë të jenë lider dhe të përmbushin gjëra të mëdha në jetë. Personat e kësaj shenje janë më të vendosurit e zodiakut dhe duan të jenë gjithmonë mbi të tjerët.
Demat dëshirojnë siguri në të gjitha fushat e jetës. Ata nuk mund të ecin dot përpara nëse nuk ndihen të sigurt.
Binjakët dëshirojnë eksperienca të reja, duan të mësojnë sa më shumë dhe të përjetojnë shumëllojshmëri gjërash. Ata janë gjithmonë të etur për të reja dhe nuk ndalen asnjëherë edhe pse çdo gjë e bëjnë në fshehtësi.
Gaforret dëshirojnë të ndihen emocionalisht dhe financiarisht të lirë. Ata gjithashtu duan edhe liri e pavarësi në lidhjen që krijojnë. Duke qenë të lirë në shpirt ata mund të bëjnë çdo gjë.
Luanët dëshirojnë gjithë kohës respekt dhe elozhe. Nëse nuk i komplimentoni dhe nuk i përgëzoni ata do mërziten dhe e tregojnë me gjeste këtë gjë.
Virgjëreshat dëshirojnë të dashurojnë si të droguar. Ato janë të fiksuara pas dashurisë dhe e kanë të nevojshme ashti si të droguarit drogën.
Peshoret dëshirojnë ekuilibër dhe qartësi. Kur i kanë këto të dyja, ato ndihen të lumtura.
Akrepat dëshirojnë të arrijnë majat pavarësisht kujt doje dhe gjithckaje. Ata janë të vendosur dhe nuk ndalen para asnjë sfide.
Shigjetarët dëshirojnë të zbulojnë dhe të ndryshojnë botën. Ata nuk janë frikë të ndërmarrin dhe të provojnë gjëra të reja.
Bricjapët dëshirojnë të marrin adhurimin e miqve dhe familjes. Vetëm ashtu ata mund të ndihen të qetë e mund të ecin përpara.
Ujorët dëshirojnë përherë të veçohen nga turma dhe të bien në sy. Ata urrejnë të jenë si gjithë të tjerët prandaj bëjnë çdo gjë që të jene ndryshe dhe të përgëzohen për këtë gjë.
Peshqit dëshirojnë të shndërrojnë ëndrrat dhe fantazitë më të çmendura në realitet.