Kryeministri Edi Rama u shpreh se ashtu si edhe suksesi i Luiza Gegës, edhe ai i Florian Markut ishte sukses Kuq e Zi.
Komentet Rama i bëri nga ceremonia e nderimit për boksierin shqiptar Florian Marku, që po zhvillohet në kryeministri.
Fjalën e tij kryeministri e nisi duke iu përgjigjur kritikëve, ku tha me Florian Markun po ndodh njësoj si me kampione europiane të Shqipërisë, Luiza Gega.
“Siç edhe mund ta keni ndjekur suksesi i jashtëzakonshëm i Luiza Gegës krijoi një konsensus të çuditëshëm gëzimi të përzier me një ndarje të pakuptueshme në rastin konkret për shkak të politikës.
Për arsye të mosarsyes shumëkush nuk e la dot gëzimin pa e përzier me fjalë pa vend, pa lodhje, sipas të cilave Luiza ishte e braktisur, e syrgjynosur madje deri në Kenia për shkak se ka vrapuar vetëm. Për fajin e madh të shtetit, nënkuptohet të qeverisë.
Të tjerë u përpoqën të thonë se nderimi që ne i bëmë ishte përpjekje për te marrë pjese në suksesin e saj. Asnjëra nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që Luiza ka vrapuar vetëm, pavarësisht se suksesi është i gjithë i saj. Nuk është e vërtetë që duke nderuar Luizën ne u përpoqëm të përfitojmë nga suksesi i saj.
Është më mirë që të bëjmë atë që Luiza na mëson me shembullin e saj të vrapo më shpejt dhe të mos humbim kohë me njerëzit negativë.
Diçka e ngjashme nddhi me Florianin, duke rifilluar avazin po njësoj. Ndërkohë që ne sot jemi këtu për të celebruar një histori jetësore të ngjashme me atë të qindra e mijërave shiptarëve, të cilët si fëmijë të vegjël bebe janë arrë përdore nga prindërit në rrugën e emigracionit dhe bëjnë sukses. Suksesi Florianit është sukses që bën lajm. Suksesi i Florianit është kuq e zi. Po them që në aspektin ceremonial ne e kemi bërë dallimin”, është shprehur Rama./albeu.com/