Censi i Popullsisë dhe Banesave, Rama: Kemi kushtet dhe partnerët, INSTAT i depolitizuar

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure, për të folur për nisjen e Censit të Popullsisë dhe Banesave.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpeh se beson që ky process do të sjellë të dhëna reale për shkak se kushtet janë dhe se partnerët janë më korrektët.

“Realizimi i një censusi u kthye në nevojë urjente pas pavarësisë dhe filluan pas vitit 1918. Nisi, por mbeti përgjysme pasi austrohungaria kapitulloi. Dhe duhehej prituj viti 1923, nën drejtimine  Ahmet Zogut, dhe kjo ishte hera e parë që pamë pasqyrën e shifrave. Përfundime jetëshkurta dhe të dyshimta, sepse u bë me parregullësi. Që nga ajo kohë, shteti ka bërë 11 censuse, secili prej tyre është treguar bindjen se historia përsëritet. Disa në kohëra kryengritjes, të tjerë nën indoktrinimin e një regjimi totalitar dhe këto pas 90 dihet cfarë vështirësish kanë pasur, në presion dhe interesa të ndryshme. Sot besoj janë kushtet që të nisim një process me kaq rëndësi dhe ta bëjmë sipas standardeve europiane. Është e vështorë sepse duhet duartrokitur derë më derë. Pikë së pari, për të identifikuar realisht konkretisht sa shqiptarë të këtij vendi jetojnë sot në këtë vend dhe po ashtu sa është numri i psaurive të tyre të patundshme. E them se janë krijuar kushtet sepse kemi partnerët francez, zviceran e gjerman të gjithë të njohur për shpirtin e tyre të saktësisë dhe eksperiencën e tyre të qenit të saktë në numërin dhe kemi mbështetjen e BE, me një fond të kosniderueshëm ku 55% është vendos në dospizion nga qeveria, pjesa thetër nga këta partner. Për partnerët gjermane kemi GIZ, që ka treguar seriozitetin dhe vlerën e vetë të shtuar. Faktori tjetër është teknologjia e nivelit të lartë, që na jep ndihmë për të bërë atë që bëhet, për ta përdorur sim jet që tregon shifrat nën kohë reale. INSTAT ka një eksperiancë të padyshimtë, është një nga institucionet e pakta në këtë vend që është i depolitizuar. Dhe, eksperienca e INSTAT në bashkëpunim me ekspertët e fushës në botë, është një aset”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 13.09.2023 10:36