Celibashi nuk i regjistroi në zgjedhje, Alibeaj: Vendim politik, askush nuk e ndal PD-në

Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar një vendim të diktuar mosregjistrimin e PD-së së drejtuar prej tij për zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që komisioneri Ilirjan celibashi deklaroi në mbedhje se mungon dokumentacioni dhe se nuk ka bazë ligjore.

Në reagimin e tij Alibeaj tha se vedimi do të ankimohet menjëherë të KAS dhe se askush nuk do të mund ta ndalojë PD-në të regjistrohet.

Postimi i plotë:

Vendimi i paralajmëruar i Komisionerit të Zgjedhjeve është qartas i ndikuar politikisht nga aktorët politikë të interesuar që PD të mos regjistrohet në procesin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Sikundër e deklaroi dhe publikisht, zoti Celibashi e ka të pamundur të ndajë opinionet dhe tifozerinë personale nga faktet juridike. Për pasojë, vendimi i tij e zgjat pa fund dhe pa arsye të qenësishme regjistrimin e PD. Dukshëm, e madje deri në kufijtë e groteskut, komisioneri nisur vetëm për shërbim politik ndaj kundërshtarëve të PD, vendos ta përjashtojë nga zgjedhjet. Siç ndodhte këtu e 32 vjet më parë, kur ishte partia në pushtet ajo që lejonte ne zgjedhje vetëm satelitët e saj. Kjo marrëzi politike, si 32 vjet më parë, i ndodh sot Shqipërisë kur është vend i NATO-s dhe synon të jetë anëtar i BE-së!

Megjithëkëtë e si përherë do të vijojmë rrugën ligjore për të finalizuar përfaqësimin e PD në 14 maj. Çdo artificë ligjore apo arsye e stisur politike dhe aspak ligjore është thjesht rruga e dëshpëruar që zgjatime të politikës së vjetër në institucione kushtetuese të pavarura kanë zgjedhur për të na penguar në rrugën tonë. Nuk do ia dalin!!

/AlbEu.com/


Shtuar 14.03.2023 17:35