Çekiçi dhe Koniaspor zhvlerësojnë golin e Rashicës, tronditet Gallatasarai

Mesfushori Endri Çekiçi nuk u preferua nga trajneri Silvinjo, për sfidën e parë elimintore të Europianit ndaj Polonisë, ndërkohë që shqiptari ka festuar mbrëmjen e sotme një sukses madhështor me klubin e Koniasporit në turqi.

Ekipi i tij mposhti kryesuesit e Gallatasarait me përmbysje 2-1, teksa këta të fundit vinin pas 14 triumfesh radhazi në kampionat. Ishte Milot Rashica që në minutën e 31-të gjeti rrugën e rrjetës duke kaluar në avantazh Gallatën, teksa pjesa e parë u mbyll me triumfin 0-1 të miqve.

Në fragmentin e dytë të lojës, Koniaspori ka bërë një ndeshje të shkëlqyer teksa fillimisht gjeti golin e barazimit me Dikmen në minutën e 62-të. Ndërkohë në minutën e 75-të, trajneri vendas hodhi në fushë edhe pogradecarin Endri Çekiçi, që duket se i solli fat të tijve. Në minutën 90+3 do të vinte goli i fitores për Koniasporin që mban firmën e Olgun.

Një sukses madhështor ky ndaj ekipit më të mirë të momentit në Turqi, që në 24 javë kishte pësuar vetëm 2 humbje. Me këtë triumf ekipi i Çekiçit u ngjit në vendin e 8-të.


Shtuar 17.03.2023 20:23