Armando Sadiku shënon golin e parë në Indi (VIDEO)

Armando Sadiku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka gjetur golin e parë në elitën e kampionatit indian. Në takimin që skuadra e tij, Mohuan Bagan luajti në JRD Tata Sports Complex (Jamshedpur) ndaj Jamshedpur, Sadiku “tundi rrjetën” në minutën e 29-të.

Shikoni golin

Për 32-vjeçarin nga Shqipëria ishte ndeshja e tij e katërt me fanellën e atij ekipi. Sadiku ka luajtur më parë në Bolivi për Bolivar, ndërsa ka kontribuar në Spanjë për Las Palmas apo edhe Cartagena.

Për momentin skudra e Sadikut po fiton në transfertë në shifrat 2-1.


Shtuar 1.11.2023 17:45