Qyteti jugor i Italisë, Catania, është përfshirë nga përmbytje të mëdha ditët e fundit.
Catania u godit fillimisht nga një stuhi, por tani rrugët e qytetit “lundrojnë” nën ujin që vërshon duke marrë para gjithçka gjen.
Si pasojë e kësaj katastrofe natyrore, ka mbetur i pajetë një burrë.
Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, i mbytur në Gravina di Catania. Trupi u gjet nga vullnetarët e Mercy nën një makinë. Ndërkaq, ka ndërprerje edhe të energjisë elektrike në pothuajse të gjitha zonat e qytetit dhe ato rurale./albeu.com/