Çanta “Polo” plot Kanabis, burrë e grua tregtonin tregtinë e Hashashit në Elbasan

Një çift bashkëshortësh në Elbasan janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen se janë të përfshirë në shpërndarjen drogës në qytet.

Enea Qosja dhe bashkëshortja e tij, Kristina Puka (Qosja) dyshohet se janë përgjegjësit për trafikimin e kanabistit në zona të ndryshme të Elbasanit dhe zonën e Metalurgjikut, duke shfrytëzuar edhe hapësirën e një lokali të quajtur “B…”.

Gazetari Elton Qyno raporton se veç çiftit të bashkëshortëve në këtë biznes, kishte hyrë dhe vëlla i Enea Qosjes, Elios Qosja si dhe kamarieri i lokalit “B…”, Viktor Cerri. Të katërt, janë të prangosur nga Policia, por vetëm ndaj Kristina Pukës, nuk ka asnjë masë sigurie.

Grupi u zbulua ndërsa në datën 24 shtator 2021, në zonë u konstatua një çiklomotor i cili po ecte me drejtim lëvizje “Budan-Qerret”. Në dukje i dyshimtë, patrulla e Policisë i bëri me shenjë që të ndalonte. Në sediljen e pasme të mjetit u identifikua se po lëvizte Ermal alias Fredi Budani, ndërsa në drejtim të mjetit ishte Genci Meli. Të dy kishin me vete një çantë shpine, me mbishkrimin “POLO”, ndërsa brenda saj kishte qese plasmasi të mbushura me kanabis.

Më pas edhe në një mjet tjetër, ku qarkullonte Astrit dhe Ardit Bitri u gjetën gjithashtu lëndë narkotike të llojit kanabis. Por kësaj here me thasë. Me kapjet e bëra gjatë kontrolleve, Policia arriti që të “shkatërronte” grupin e furnizuesëve dhe atë të shpërndarësve./albeu.com

 


Shtuar 25.09.2021 18:04