Çalamani nuk ishte vetëm? Kush është gruaja që dyshohet se ka gisht në vrasjen e Mateos

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Grecall të Fierit ku pak ditë më parë, më 16 nëntor u vra Mateo Vasiu nga fqinji i tij, 38 vjeçar Klodian Çalamani.

Burimet bëjnë me dije se në policinë e Fierit është depozituar një padi ndaj një gruaje, e afërme e familjes, e cila mund të ketë dijeni mbi vrasjen e 9-vjeçarit.

Shkak për këto dyshime që tashmë janë depozituar në polici janë disa dëshmia dhe akuza të saj gjatë këtyre ditëve.

Gruaja në fjalë e cila banon afër shtëpisë së viktimës dhe autorit ka dhënë të njëjtat deklarata me Çalamanin para se të gjendej trupi i 9 vjeçarit.

Ka qenë pikërisht i njëjti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpisë, e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos.

E njëjta deklaratë është dhënë edhe nga autori gjë e cila ka nxitur më shumë dyshimet e policëve rreth tij.

Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetuesve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen, por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë. /albeu.com/

Nena e Mateo Vasiu

 

 


Shtuar 22.11.2021 17:13