Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi duke folur në tubimin qytetar, poshte shtepise se Berishes, ka komentuar deklaratat e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, i cili tha se kishte parë sot një Tiranë me ngjyra.
Bylykbashi theksoi se di dy ngjyra, ngjyrën e korrupsionit dhe parave të krimit të organizuar.
Pjesë nga fjalimi i Oerd Bylykbashit:
Mirëmbrëma demokratë, mirëmbrëma qëndrestarë.
Është dita e 48-të që jemi këtu bashkë.
Ditën e parë ishin 50- 60 të parët, të cilët nuk pritën dhe reaguan dhe erdhën këtu dhe që atë ditë nuk kemi reshtur përditë të vijmë këtu.
Kjo protesta jonë këtu e përditshme është ai pishtari që e mbajti të ndezur zjarrin dhe me datë 20 shkurt do jetë shumë herë më i madh.
Ishte pikërisht kjo rezistencë këtu që na dha mundësinë për këtë.
Ju falënderoj nga zemra për të gjithë këtë rezistencë.