Burri godet me thikë pesë kalimtarë në një qendër tregtare në Milano, të plagosurit në gjendje të rëndë

Pesë persona u plagosën pas një sulmi që ndodhi brenda qendrës tregtare Assago në Milano, nga një burrë i cili, sipas raportimeve nga karabinierët, ishte ndaluar.

Të plagosurit, gjendja e të cilëve është e rëndë, aq sa kanë kërkuar ndërhyrjen e shpëtimit me helikopter, ishin goditur nga një armë e bardhë.

Një 46-vjeçar italian u ndalua nga karabinierët pasi goditi me thikë pesë personat në qendrën tregtare Milano Fiori në Korsiko. Tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë.

Sipas hetuesve, në lidhje me goditjen me thikë në qendrën tregtare Assago që rezultoi me plagosjen e pesë personave, aktualisht përjashtohet një akt terrorist, shkruan Ansa.


Shtuar 27.10.2022 20:43