Bulqizë/ Dhunoi një grua, vihet në pranga 37-vjeçari

Unifotmat blu, kanë arrestuar një 37-vjeçar, të identifikuar si Reshat Adili, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

Policia bën me dije se 37-vjeçari, banues në fshatin Lladomericë, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj shtetases T.D.

Ndërkohë, po ashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj një 15-vjeçari, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 5.01.2024 11:16