Bujar Leskaj është shprehur kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD.
Burime për gazetarin Juxhin Mustafaraj bëjnë me dije se Leskaj ka thënë që vendimi ishte i gabuar, në mbledhjen e grupit të PD-së.
“Vendimi që more për përjashtimin e Berishës i gabuar”, është shprehur Leskaj në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu mes Bashës dhe grupit parlamentar.
Kreu i demokratëve njoftoi këtë mbrëmje përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha e cilësoi si vendimin e tij më të vështirë, ndërsa tha se do të jetë në fuqi derisa të sqarohet çështje me SHBA-në./albeu.com