“Broja është në dorë të Chelsea”, Hasenhuttl: Jemi të duruar, presim deri në fund

Armando Broja është kthyer në një lojtarë të rëndësishëm në Premier League, ku me fanellën e Southampton ka arritur të shkëlqejë këtë sezon.

Paraqitjet e sulmuesit shqiptar kanë bërë që të gjithë të flasin për të pasi e ardhmja e tij akoma nuk dihet.

Kartonin e 20-vjeçarit e zotëron Chesea, ndërsa Southampton bëri që ai të shkëlqejë në Angli. Drejtuesit e “shenjtorëve” dëshirojnë që shqiptari të konsiderohet si një nga lojtarët kryesorë që kërkojnë të mbajnë në organikën e tyre edhe për sezonin e ardhshëm, por jo gjithçka varet nga Southampton, pasi edhe Chelsea thuhet se e shikon pjesë të organikës së tij.

Pengesa më e madhe mbetet Chelsea, skuadër që ka në pronësi kartonin e bluve, situata ku ndodhen londinezët nuk i lejon ekipet e tjera të futen në negociata pasi vuajnë sanksionet e vendosura nga qeveria britanike, fakt që e pranon edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl:

“Të gjithë e dimë situatën ku ndodhet Chelsea, ka shumë ndryshime, nuk është e lehtë të gjesh një person aty për të folur rreth Armando Brojës, por ne po e provojmë dhe jemi të duruar. Në të njëjtën kohë jemi të përqendruar ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, sa më lart të jesh në tabelën e klasifikimit aq më i dëshiruar je nga lojtarët”, theksoi Hasenhuttl në konferencë për shtyp duke konfirmuar edhe një herë dëshirën e tij dhe të klubit për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar./ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.04.2022 15:12