Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, pretendon se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, ka arritur të bindë ndërkombëtarët mos i vendosin sanksione serbisë, pas incidentit të 24 shtatorit 2023 ku terroristët serbë vranë një polic të Kosovës në Banjskë.
“Presidenti pati shumë takime atje me shumë zyrtarë dhe ne biseduam sot rreth orës një e gjysmë kur ai mbaroi. Doja ta mbështesja sepse nuk jam as e sigurt nëse e kuptoj plotësisht barrën e madhe që ai ka marrë përsipër. Mbroni Serbinë dhe popullin serb në Kosovë dhe Metohi, mendoj se ai arriti të largojë rrezikun e menjëhershëm të vendosjes së sanksioneve, por nuk mund të flas për detaje”, tha kryeministrja për TV Pink.
Vuçiç ndaloi dezinformimin
Ajo pretendon se që nga incidenti në Banjskë, nga Prishtina ka nisur një ortek dezinformatash dhe se presidenti me gjakftohtësinë e tij ka arritur ta ndalojë atë.
“Një ortek dezinformatash ka nisur nga Prishtina për të sulmuar Serbinë dhe për të përdorur atë tragjedi për të vendosur sanksione ndaj Serbisë dhe presidentit. Ai ia doli me punë të pabesueshme dhe ka arritur të ndalë ortekun e dezinformatave dhe ta stabilizojë situatën”, tha Brnabiç.
Ajo ka përsëritur se presidenti ka arritur të eliminojë rrezikun imediat të vendosjes së sanksioneve ndaj Serbisë, por se tani nuk mund të thotë asgjë më shumë për këtë.