Martesa e Britney Spears dhe Sam Asghari po shkon drejt divorcit, sipas mediave amerikane TMZ dhe Page Six. Ylli i popit amerikan 41 vjeç dhe modeli 29-vjeçar i fitnesit janë ndarë pas një sherri të madh për shkak të tradhtisë së këngëtares.
Burime pranë çiftit zbuluan se ata u ndanë keq pas një thashethemi se Britney Spears e kishte tradhtuar, ndërsa një burim tha se Asghari ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte vetëm.
“Është vetëm çështje kohe para se Sam të kërkojë divorc”, tha një burim i afërt me çiftin për TMZ, duke shtuar se këngëtarja shpesh bëhej e dhunshme ndaj partnerit të saj.
Çifti filloi romancën e tyre në tetor 2016 pasi u takuan në xhirimet e një videoklipi, u martuan në qershor 2022 dhe festuan përvjetorin e parë të martesës dy muaj më parë.
Britney Spears u sigurua të mbronte pasuritë e saj dhe bëri një marrëveshje paramartesore.
Sipas TMZ, marrëveshja paramartesore që Britney Spears nënshkroi me Sam Asghari parashikon që në rast divorci, ylli i popit do të mbajë të gjithë pronën e saj të fituar para martesës së tyre. Janë 60 milionë dollarë./Albeu.com.