Britania thirrje Bjellorusisë: Duhet të ndaloni mbështetjen e sulmit rus mbi Ukrainën

Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar i bëri thirrje ambasadorit të Bjellorusisë, Maxim Yermalovich, për të protestuar për ndihmën që Bjellorusia po jep për pushtimin ushtarak rus të Ukrainës.

Ministri për Evropën dhe Amerikën e Veriut, James Cleverly, tha se Bjellorusia duhet të ndalojë së mbështeturi veprimet e paligjshme dhe provokimet e Rusisë. Ne duhet të jemi të bashkuar kundër agresionit rus.

Ministria e Jashtme thotë se e ka bërë të qartë se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kundër Rusisë do të zbatohen gjithashtu ndaj individëve, subjekteve dhe organizatave bjelloruse që kanë “ndihmuar dhe nxitur këtë agresion të pamatur”.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë, e cila ka përdorur trupa atje për të pushtuar Ukrainën nga veriu./albeu.com

 


Shtuar 25.02.2022 18:17