Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International”, të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.
Në fjalën e tij z. Gazheli falenderoi Border Force International për mbështetjen e deritanishme për administratën doganore, dhe nga ana tyre, perfaqësuesit e Border Force International u shprehën se janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Ky bashkëpunim së shpejti do të materalizohet edhe me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.
Në kuadër të kësaj vizite Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme./albeu.com