Breshëri armësh, momenti kur qëllohet ndaj biznesmenit Spiro Ilijadhi në Sarandë (VIDEO)

Ky është momenti kur qëllohet me breshëri armësh mbrëmjen e 20 qershorit ndaj biznesmenit Spiro Ilijadhi në Sarandë.

Të shtënat me armë janë regjistruar në orën 03:50 e mëngjesit të së dielës në drejtim të biznesmenit të lokalit të natës “Orange”.

Si pasojë e të shtënave, ka mbetur i plagosur vetë biznesmeni si dhe një kalimtar i rastit Mario Jani, 33 vjeç, shqiptaro-amerikan.

Nga breshëria e plumbave është dëmtuar edhe një automjet tip “Range Rover”. Shenjat e plumbave janë konstatuar edhe nëpër muret e ndërtesave rreth e rrotull.
Ditën e djeshme policia ka arrestuar 33-vjeçarin Redjan Hadëri si autor i ngjarjes teksa po vijon puna për kapjen e Andrea Caushi, 35 vjeç dhe vëllait të tij, Visi Caushi, 33 vjeç.

Shtuar 22.06.2021 09:45