Themeluesi dhe pronari i Kompanisë EMAAR, Mohammed Alabbar pritet të ndërtojë portin e madh turistik të Durrësit.
Gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a, Alabbar Mohammed tha se bregdeti shqiptar ja vlen dhe se ajo që do të ndërtohet në Durrës do të bëjë që vizitorët që do të vijnë do të duan që të mos largohen më nga vendi ynë.
“Do doja të thoja që koha do të tregojë se interesi ynë është krijimi i një jete të re, krijimin e besimit në një qytete, natyrisht rritja e punësimit, ekonomisë. Do të jetë shumë më tepër se ajo që mendojmë. Unë këtë gjë e kam bërë prej 30 vitesh, ajo që bëja 5 vjet më parë krahasuar me këtë që bëj tani është e pakrahasueshme, pasi tani njerëzit tanë duan më shumë argëtim. Sot nuk lidhet gjithçka me teknologjinë, por lidhet me faktin se çfarë jete do të krijojmë. Ne do të krijomë një gjë kaq të veçantë sa kur njerëzit të vijnë të mos duan të largohen kurrë. Do të marrim mendjet më të mira për të krijuar një gjë të bukur. Mendoj se bregdeti shqiptar ja vlen, mendoj se ekonomia shqiptare ja vlen. Për mua është privilegj që unë të marr pjesë dhe të vë në punë pasionin dhe dashurinë time për krijimin e kësaj jete në Shqipëri dhe në Durrës. Ju premtoj që kurrë nuk do ju zhgënjej zoti kryeministër”, u shpreh Alabbar./albeu.com