Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, përmes një postimi në Facebook, ka këshilluar qytetarët si të kujdesen për shëndetin këto ditë të ftohta.
Postimi:
KËSHILLA PËR TË JETUAR ME TË FTOHTIN!
– Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).
– Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!
– Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.
– Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.
Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.
-Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.
– Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.
– Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.
– Ngrohja duhet të jetë graduale
– Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 ° C dhe mbani lageshtinë e ajrit në dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.
Dr.Skender Brataj