Vr*sja e liderit iranian, Trump: E kapa para se të më vriste ai! U përpoqën dy herë të më eleminonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër pas raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Në një intervistë për mediat e huaja Trump u shpreh: “E kapa atë para se ai të më kapë mua. Ata u përpoqën dy herë të më vrisnin. Epo, e kapa atë i pari.”

Komentet e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, pas një serie sulmesh të ndërsjella mes Iranit dhe aleatëve perëndimorë.

Trump sugjeroi se ndaj tij kishte pasur tentativa për atentat nga elementë të lidhur me Teheranin, duke lënë të kuptohet se vdekja e Khameneit ishte një zhvillim që ai e konsideron si një goditje parandaluese ndaj kërcënimeve të mundshme.

Ai nuk dha detaje konkrete mbi pretendimet për dy tentativa vrasjeje, por theksoi se administrata e tij kishte vepruar me vendosmëri për të mbrojtur interesat amerikane.

Irani nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar lidhur me komentet e Trump, ndërsa analistët paralajmërojnë se retorika e ashpër mund të përshkallëzojë më tej krizën.


Shtuar 2.03.2026 11:42

Tags: ,