Vrau 7 foshnja, gjykata dënon me burgim të përjetshëm infermieren britanike

Lucy Letby, ish-infermierja britanike, e cila u shpall fajtore për vrasjen e shtatë të porsalindurve dhe tentativën për të vrarë gjashtë të tjerë në njësinë neonatale të një spitali në Anglinë veriperëndimore ku ajo punonte, është dënuar me burgim të përjetshëm .

Dënimi i saj nuk mund të ulet.

Një gjykatë në Mançester që dënon me burgim të përjetshëm vrasësin serial të foshnjave, pa mundësinë e lirimit me kusht, është shumë e rrallë në ligjin anglez dhe konsiderohet në përpjesëtim me tmerrin e këtij rasti.

Letby, 33 vjeç, refuzoi të paraqitej sot në gjykatë për të dëgjuar dënimin e saj.

Vrasësja e foshnjave u dënua të premten e kaluar për vrasjen e pesë djemve të porsalindur dhe dy vajzave të porsalindura në Spitalin Kontesha e Chester-it dhe sulmimin e të porsalindurve të tjerë, shpesh gjatë punës në turne të natës, midis 2015 dhe 2016.

Letby helmoi disa nga foshnjat duke injektuar insulinë dhe duke i injektuar të tjerët me ajër ose duke i ushqyer me forcë qumështin e foshnjave./albeu.com


Shtuar 21.08.2023 14:46