VIDEO/ “Tërbohen” demat, ndjekin nga pas të pranishmit, plagosen 8 persona në Spanjë

Tetë persona u plagosën sot në vrapimin e parë me dema të mbajtur si pjesë e Festivalit “San Fermín”, i cili filloi dje në Pamplona ​​në veri të Spanjës. Lajmin për plagosen e 8 personave e njoftoi Kryqi i Kuq lokal.

Pesë nga të plagosurit, përfshirë një amerikan 54-vjeçar nga Nju Jorku, u plagosën pasi u rrëzuan dhe një tjetër, një spanjoll 37-vjeçar, u plagos lehtë nga një bri demi, sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria e Navarrës. Siç shihet edhe në video demat u shfaqën papritur në një tribunë të mbushur plot me njerëz dhe dy prej tyre në vend që të shkonin drejt kafazeve, filluan të vrapojnë nëpër arenë duke shkaktuar panik.

Luftimet tradicionale të demave (encierros) janë pika kryesore e festimeve dhe mbahen çdo mëngjes në orën 08:00 me kohën lokale. Festivali “San Fermín”, gjatë të cilit pjesëmarrësit vishen në të kuqe dhe të bardhë, tërheq vizitorë nga e gjithë bota.

Për tetë orë, qindra njerëz mbushën rrugët e Pamplonas duke përshkuar një distancë prej 850 metrash dhe duke vrapuar para 6 demave, duke synuar t’u afrohen sa më shumë që të jetë e mundur. Dhjetëra njerëz lëndohen dhe në disa raste vriten në ndeshjet me dema çdo vit, me vdekjen e fundit të regjistruar në vitin 2009, kur një i ri spanjoll, 27 vjeç, u plagos për vdekje nga një bri demi. Që nga viti 1911, kur filloi numërimi, të paktën 16 vrapues kanë vdekur. Festivali filloi më 6 korrik dhe do të përfundojë më 14 korrik.,


Shtuar 7.07.2024 16:42