VIDEO/ Sulm masiv në pjesën veriore të Izraelit, Hezbollahu nis hakmarrjen

Hezbollahu libanez filloi një sulm të ri masiv në pjesët veriore të Izraelit vetëm pak orë pasi ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë një nga anëtarët e lartë të lëvizjes libaneze në sulm.

Sipas mediave izraelite, sirenat kanë rënë në qytetin Kiryat Shmona, i cili ka qenë edhe më herët objektiv i sulmeve të Hezbollahut, si dhe në qytete të tjera në veri të vendit.

Besohet se ky sulm, me intensitet të panjohur aktualisht, është hakmarrja e Hezbollahut për vrasjen e komandantit, raporton timesofisrael.

“Disa raketa u hodhën nga Libani në Kiryat Shmon dhe zona të tjera, si dhe në pjesën veriore të Lartësisë Golan. Nuk pati raportime për të lënduar nga sulmet”, njoftoi IDF.

Vdekja e komandantit u konfirmua nga Hezbollahu dhe deklaroi se ishte Muhammad Nimah Nasser ai që u vra në një sulm izraelit me dron në qytetin e Tiros.

Ai komandonte degën rajonale të Hezbollahut, më saktë njësinë “Aziz”, e cila ndodhet në pjesën jugore të Libanit.

Më herët, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant komentoi tensionet me Libanin, duke thënë se ushtarët që luftojnë në Gaza mund të vazhdojnë të luftojnë në Liban.

“Çdo ditë ne godasim fort dhe fuqishëm Hezbollahun dhe gjithashtu do të arrijmë një gjendje gatishmërie të plotë.

Ne preferojmë një marrëveshje, por nëse realiteti na detyron, ne do të dimë të luftojmë”, tha Gallant.

https://x.com/Gloz111/status/1808512633944801282

 

 


Shtuar 3.07.2024 18:44