Megjithëse e merr emrin nga Athena, Mbretëresha e Diturisë, dhe konsiderohet si vendlindja e demokracisë dhe civilizimit perëndimor, ‘nëntoka’ e kryeqytetit grek duket se shënohet dhe këtu nga dhuna mes bandave të zhvatjes dhe trafiqeve.
Rrjeti Daily Mail shkruan për vrasjen e fundit me kallashnikov të një kreu mafioz në Greqi që u godit nga një rrebesh plumbash teksa qëndronte në makinën e tij.
Vangelis Zambounis ra në grackën e vdekjes në orët e para të 14 janarit teksa qëndronte në makinën e tij BMV.
44-vjeçari mafioz i njohur në vend me nofkën ‘Proshuta’ kishte parkuar pranë një pike karburanti, para se vrasësit të vinin nga prapa me një makinë të vjedhur Jeep Lexus me targa false.
Kamerat e sigurisë tregojnë burrin e maskuar që i afrohet fuoristradës së Zambounis para se të qëllojë dhjetra herë në dritaren e derës së tij.
Policia tha se ‘Proshuta’ zonat perëndimore e jugore të Athinës me një rrjet gjobash e zhvatjeje ndaj bizneseve e individëve, si dhe akuzohet për disa vrasje të rivalëve gangsterë.
Kreu i policisë Stavros Balaskas tha: “Ai jetonte ‘me shpatë në dorë’, dhe rrjedhimisht prej saj vdiq, ose më saktë prej plumbave”.
“Ata që kryen sulmin dukeshin të vendosur për ta realizuar”.
Policia tha se ka ndaluar shtatë të dyshuar për vrasjen me porosi që besohet se është ose një akt hakmarrjeje ose një tentativë marrje e kontrollit të aktivitetit mafioz.
‘Bizneset’ e tyre janë trafiku i drogave, kontrabanda e naftës, pastrimi i parave, prostitucioni e trafiku njerëzor.