FSK merr pjesë në konferencën e USAFE-së dhe zhvillon vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë qenë pjesë e konferencës “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE).

Të lidhura

None found

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, njoftoi se aktiviteti ka për synim zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e kapaciteteve në aviacionin ushtarak.

Në programin e konferencës u përfshinë ligjërata profesionale, debate tematike dhe punë në grupe. Përfaqësuesit e shteteve partnere patën rastin të ndajnë përvojat, praktikat më të mira dhe ekspertizën e tyre për operacionet ajrore dhe zhvillimin e kapaciteteve.

Si pjesë e këtij aktiviteti, pjesëmarrësit vizituan edhe Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë. Gjatë vizitës, ata u njohën me kapacitetet dhe zhvillimet e kësaj infrastrukture të rëndësishme ajrore, si edhe zhvilluan aktivitete që synojnë forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.

Sipas Maqedoncit, përfshirja e FSK-së në këtë konferencë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e aftësive profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë, me synimin për ndërtimin e një force moderne e të aftë të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.


MatbetjojobetJojobetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobet girişjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş