Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Sydneyt në Australi, vetëm 24 orë pas sulmit fatal në një qendër tregtare, që la së paku 6 persona të vdekur.
Një prift u godit me thikë ndërsa predikonte në Kishën The Good Shepherd, në zonën Weakley, në perëndim të Sidneit të hënën pasdite (koha lokale).
Një person iu afrua dhe filloi ta godiste me një thikë. Siç shihet në video, prifti ka tentuar të mbrohet, por nuk ia ka dalë dhe si pasojë personi i armatosur e ka goditur disa herë.
An attack on a priest has just been captured on a live stream at the Christ the Good Shepherd Church in the Sydney suburb of Wakeley. pic.twitter.com/s17sHHHVw7
— Visegrád 24 (@visegrad24) April 15, 2024
Besimtarët e pranishëm kanë nxituar menjëherë për ta ndaluar, ndërsa raportohet për të paktën katër të plagosur.
Sulmuesi, motivet e të cilit nuk dihen ende, është arrestuar, ndërsa sipas informacioneve të para nga policia, prifti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.