Retorika nxitëse serbe ndaj shqiptarëve: Thirrje për masa konkrete përtej dënimeve

Pjesë e një modeli të vazhdueshëm politik të Beogradit ndaj Prishtinës e cilësojnë analistët në Kosovë dhe Serbi deklaratën e një ministreje serbe, e cila u shpreh se do të kryente “spastrim etnik” në Kosovë sikur të drejtonte shtetin gjatë vitit 1998.

Të lidhura

None found

Vëzhguesit theksojnë se reagimet e thjeshta nuk mjaftojnë, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë hapa të prekshëm ndaj Serbisë.

Sipas Bekim Blakajt, drejtues në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, ndryshimi i qëndrimit dhe gjuhës së Serbisë ndaj Kosovës nuk mund të vijë përmes shoqërisë civile apo mediave.

Megjithatë, ai nënvizon se Bashkimi Evropian disponon mekanizma brenda procesit të integrimit evropian të Serbisë për të frenuar këtë lloj retorike.

“Mund t’i vendosë disa sanksione, do të thosha, në mënyrë që ta zvogëlojë këtë farë qëndrimi zyrtar të Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën, për stigmatizimin e shqiptarëve dhe moslejimin e realizmit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy shoqërive”, shpjegon Blakaj.

Ai shton se vegla të tilla ekzistojnë tashmë në kapitujt negociatorë për anëtarësimin në BE, por mund të jenë edhe më të përcaktuara, duke përfshirë presion ndërkombëtar të drejtpërdrejtë sa herë që zyrtarët serbë bëjnë deklarata të tilla.

Vetë Bashkimi Evropian, që ka lidhur përparimin drejt anëtarësimit me normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dënoi deklaratën e ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, dhënë më 11 korrik në televizionin Kurir. Sipas Brukselit, ajo bie ndesh me parimet e dinjitetit njerëzor, pajtimit, llogaridhënies dhe fqinjësisë së mirë.

Deklarata e Paunoviqit nuk është një rast i izoluar. Në vitin 2019, kur mbante postin e kryeministres, Ana Bërnabiq i cilësoi udhëheqësit e Kosovës si njerëz “të dalë nga mali” që u futën në elitën politike. Më vonë, si kryetare e Kuvendit, ajo përdori edhe termin fyes “shiptari” për mediat në Kosovë.

Edhe pse vetë shqiptarët e përdorin fjalën “shqiptarë” për veten, në gjuhën serbe termi “shiptar” mbart ngarkesë përçmuese. Varianti zyrtar dhe asnjanës mbetet “Albanci”. Një vendim gjyqësor në Serbi në vitin 2018 e cilësoi përdorimin e fjalës “shiptar” si gjuhë urrejtjeje.

Megjithatë, këtë term e kanë përdorur edhe figura të tjera të larta, përfshirë Aleksandar Vullinin, me poste kyçe në qeveri ndër vite, si dhe ish-drejtorin e Zyrës për Kosovën e tani ministër i Jashtëm, Marko Gjuriq.

Objekt sulmesh verbale janë bërë edhe zyrtarët më të lartë të Kosovës. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur së fundi kryeministrin në detyrë Albin Kurti “fundërrinë terroriste”, ndërkohë që Petar Petkoviq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, i është referuar si “Hitleri i vogël”.

Historiani serb Sërgjan Millosheviq vëren se prej dekadash qasja e pushtetit ndaj shqiptarëve karakterizohet nga një retorikë “degraduese, çnjerëzore dhe haptazi shoviniste”, e cila i paraqet ata si një “kërcënim demografik dhe qytetërues”.

Ai e sheh rastin e Paunoviqit si pjesë të një modeli të hershëm politik, ku shqiptarët reduktohen në shifra, lindshmëri dhe rrezik për serbët, pa u trajtuar si qytetarë të barabartë.

“Pas krimeve të kryera gjatë viteve ‘90, një gjuhë e tillë paraqet vazhdimin e një lloj ‘kontributi vullnetar’ të Serbisë zyrtare për pavarësinë e Kosovës, sepse konfirmon pikërisht politikën e poshtërimit dhe përjashtimit, e cila vazhdon ta shkatërrojë mundësinë e jetesës së përbashkët”, shprehet Millosheviq.

Blakaj vlerëson se elita politike serbe nuk është distancuar asnjëherë nga orientimi i ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, i akuzuar për krime lufte në Hagë. “Asnjëherë nuk kemi dëgjuar asnjë zyrtar të lartë serbë që ka shprehur keqardhje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve, që i ka pranuar viktimat, që ka folur për varrezat masive që janë gjetur në Serbi”, thotë ai.

Deklaratat nxitëse si ato të Paunoviqit, paralajmëron Blakaj, mund të shtyjnë individë ose grupe që në kushte të favorshme t’i kthejnë paragjykimet dhe stigmatizimin në akte të dhunshme, duke përmendur si shembull sulmin e armatosur në Banjskë kundër Policisë së Kosovës në vitin 2023.

Vetë serbët e Kosovës i konsiderojnë këto deklarata si “problematike dhe provokuese”, të cilat në fund të fundit dëmtojnë pikërisht komunitetin serb atje.

Qeveria në detyrë e Kosovës e shpalli Paunoviqin person të padëshiruar dhe deklaroi se Serbia nuk është shkëputur asnjëherë nga trashëgimia e Millosheviqit, duke i parë këto jo si deklarime të thjeshta, por si aspirata të pashlyera të shtetit zyrtar serb.

Ndërsa presidenti Vuçiq u distancua duke thënë se qëndrimet e Paunoviqit nuk reflektojnë politikën zyrtare, vetë ministrja, nënkryetare e Partisë Socialiste të Serbisë, nuk i tërhoqi fjalët. Ajo pretendoi se ato u nxorën jashtë kontekstit dhe i kërkoi ndjesë Vuçiqit e Qeverisë për reagimet e shkaktuara.

Gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë humbën jetën mbi 13 mijë civilë, ndërsa më shumë se 1500 persona, kryesisht shqiptarë, rezultojnë ende të zhdukur. Tribunali i Hagës konstatoi se udhëheqësit e Jugosllavisë së atëhershme ishin pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” për dëbimin me forcë të qindra mijëra shqiptarëve nga Kosova, për çka u dënuan disa zyrtarë të lartë politikë, policorë dhe ushtarakë serbë.


Shtuar 16.07.2026 14:45

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet