SHBA dhe Serbia nisin dialog strategjik, Beogradi e quan kapitull të ri raportin me Uashingtonin

Departamenti i Shtetit i SHBA-së vlerëson se Dialogu Strategjik ndërmjet Uashingtonit dhe Beogradit hap një periudhë të re në raportet dypalëshe, duke reflektuar vullnetin për zgjerimin e partneritetit mes dy shteteve.

Të lidhura

None found

Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, DASH bëri të ditur se procesi do të përqendrohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si edhe në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe arsimor, me synimin për krijimin e një partneriteti më të gjerë. Departamenti rikujtoi se Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, kishte njoftuar më 6 gusht të vitit të kaluar se SHBA-ja do ta zhvillojë këtë dialog me Serbinë. Raundi i parë është paraparë të mbahet më 17 korrik.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuric, e konsideroi zhvillimin një moment historik diplomatik. Sipas tij, dialogu do të ndikojë në forcimin e pozitës së Serbisë në arenën ndërkombëtare dhe do t’i japë Beogradit hapësirë të diskutojë çështje që i konsideron me interes, përfshirë Kosovën.

Është e rëndësishme për ne edhe për Kosovën, ku mbështetemi në mbrojtjen e popullit tonë, si edhe për Republikën Sërpska, ku vitin e kaluar patëm mirëkuptim të konsiderueshëm nga administrata e presidentit amerikan, Donald Trump për zgjidhjen e problemeve në Bosnje e Hercegovinë”, tha ai.

Dialogu Strategjik është një format që Shtetet e Bashkuara e përdorin me partnerë të ndryshëm për të thelluar bashkëpunimin në ekonomi, siguri, energji dhe politikë të jashtme.

Kjo nismë ndërmerret në kohën kur Uashingtoni kërkon të rrisë angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor, të kufizojë ndikimin rus dhe kinez në rajon, si edhe të mbështesë ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.


Shtuar 16.07.2026 13:08

MatbetEsenyurt Escortromabetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet