VIDEO/ Biden nuk i ndahet gafave, presidenti i SHBA-së harron emrin e Hamasit

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u bë edhe një herë viral në rrjet. Biden ka harruar emrin e Hamasit. Sic e shihni dhe në video presidenti i SHBA-së duket si i përhumbur dhe nuk mundi të përfundonte fjalinë e tij.

“Ka një lëvizje, dhe unë nuk dua, nuk dua, dua të shikoj fjalët e mia…”, tha ai kur u pyet për negociatat midis Izraelit dhe Hamasit, duke dalë huq në tentativën për të kujtuar emrin e krahut të armatosur të palestinezëve.

“Ka një lëvizje, ka… Një përgjigje nga…” vazhdoi ai.

“Ka një përgjigje… nga… kundërshtarët, por…”, vazhdoi sërish Biden duke i lënë gazetarët të hutuar. Disa sekonda më vonë ai pa në të majtën e tij, ndërsa dëgjoi një nga bashkëpunëtorët e tij duke i thirrur emrin e Hamasit.

“Po, nga Hamasi, më falni…”, u kujtua më në fund të thoshte Presidenti Biden.


Shtuar 7.02.2024 21:06