Valencia goditet nga katastrofa më e madhe në histori, shkon ne 72 numri i vikitmave

Ka shkuar në 72 numri i viktimave të shkaktuara nga përmbytjet masive në rajonin e Valencias në Spanjë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Valencia është gdhirë në një ditë të trishtë, me rrugë të shembura e ndërtesa të përmbytura, shumë njerëz vazhdojnë të jenë të bllokuar nëpër banesa në pamundësi për tu aksesuar nga ekipet e emergjencave si pasojë e vërshimeve të mëdha të ujit.

Kjo stuhi është cilësuar si më e keqa që Spanja është përballur gjatë shekullit 21, krahasuar me fatkeqësitë e përjetuara në vitet 1982 dhe 1987. Në pjesën më të madhe të zonave të prekura nga stuhia, energjia elektrike dhe telekomunikacioni janë ndërprerë.


Shtuar 30.10.2024 17:12