Në lidhje me ngjarjen e rëndë të rrëzimit të helikopterit të presidentit iranian, ka shumë kontradikta.
Së fundmi u raportua se është gjetur helikopteri i rrëzuar i presidentit Ebrahim Raisi.
Agjencia e lajmeve Reuters citoi median shtetërore të thoshte se helikopteri i Ebrahim Raisit u zbulua nga ekipet e kërkimit dhe shpëtimit. Nuk ka dhënë detaje se ku është gjetur, apo nëse janë gjetur ndonjë të mbijetuar.
Por pak çaste më vonë, Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit e mohoi lajmin.