Turqia, mirëpret marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim në Gaza dhe falënderon veçanërisht Katarin dhe Egjiptin për përpjekjet ndërmjetësuese. Ministri i Punëve të jashtme, i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të sigurojë që Izraeli të përmbushë plotësisht përgjegjësitë e tij dhe nënvizon rëndësinë e zbatimit të të gjitha fazave të marrëveshjes.
Ankaraja përsërit gjithashtu qëndrimin e saj për krijimin e një shteti të pavarur, sovran të Palestinës me vazhdimësi gjeografike, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor, duke bërë thirrje që negociatat për këtë qëllim të fillojnë menjëherë.
Ai më tej argumenton se paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme mund të vijnë vetëm duke arritur paqen në Palestinë dhe duke i dhënë fund padrejtësisë së vuajtur nga populli palestinez.
Më në detaje njoftimi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë është si më poshtë:
“Ne mirëpresim marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis Hamasit dhe Izraelit.
Ne shprehim mirënjohjen tonë për vendet ndërmjetësuese, veçanërisht Katarin dhe Egjiptin, për përpjekjet e tyre.
Në procesin që vijon, është e rëndësishme që të gjitha fazat e marrëveshjes të zbatohen plotësisht, që armëpushimi të bëhet i përhershëm dhe që ndihma humanitare të dërgohet urgjentisht në Gaza. Komuniteti ndërkombëtar duhet të sigurojë që Izraeli të përmbushë përgjegjësitë e tij për këto çështje.
Paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Lindjen e Mesme mund të arrihet vetëm duke arritur paqen në Palestinë dhe duke i dhënë fund padrejtësisë së vuajtur nga populli palestinez.
Negociatat e paqes duhet të fillojnë menjëherë për krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran të Palestinës me vazhdimësi gjeografike, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me kryeqytet Jerusalemin Lindor.
Turqia do të vazhdojë të mbështesë popullin palestinez në periudhën e ardhshme”.