Turqia arreston afër 150 anëtarë të ISIS-it të dyshuar për sulmin në Moskë

Policia turke ka arrestuar 147 ekstremistë të dyshuar të Shtetit Islamik (IS) në operacionet e kryera në 30 qytete dhe provinca, tha ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

Yerlikaya tha më 26 mars se edhe 40 të dyshuar të tjerë të IS-it u arrestuan të dielën.

Arrestimet vijnë në kohën kur disa ditë më parë IS-i mori përgjegjësinë për një sulm në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë.

Turqia së fundi ka shpeshtuar operacionet kundër anëtarëve të dyshuar të IS-it. Ky shtet në të kaluarën është përballur me disa sulme vdekjeprurëse terroriste, të lidhura me grupin ekstremist.

Ankaraja ka fajësuar IS-in për një sulm në një kishë katolike në Stamboll në fund të janarit, ku u vra një person./REL


Shtuar 26.03.2024 17:27

Tags: , ,