Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se Afrika e Jugut nuk do të ftohet në samitin e G20-ës në vitin 2026, në Miami të Floridës.
Në këtë mënyrë, mediat informojnë se shefi i Shtëpisë së Bardhë po intensifikon më tej sulmin e tij diplomatik ndaj vendit afrikan, pas bojkotit të Uashingtonit ndaj takimit të udhëheqësve të G20-ës në Johannesburg, në fillim të këtij muaji.
“Afrika e Jugut i ka treguar botës se nuk është një vend i denjë për të qenë anëtar i asgjëje”, shkroi presidenti i SHBA-së në rrjetin e tij Truth Social.
Ai ka përsëritur akuzat e tij për persekutimin vrasës të fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut.
