Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Evropën se shpenzon shuma të mëdha për energjinë ruse, ndërkohë që ajo mban një qëndrim të vendosur ndaj Ukrainës. Trump përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës, shkruan Al Jazera.
“Evropa ka shpenzuar më shumë para për të blerë naftë dhe gaz rus sesa ka shpenzuar për mbrojtjen e Ukrainës – DERI LARG!” tha Trump.
Trump duket se po i referohet një raporti nga Qendra për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA) të publikuar në fund të shkurtit. Raporti thotë se BE-ja shpenzoi 21.9 miliardë dollarë për importet ruse të energjisë në vitin 2024, krahasuar me 18.7 miliardë dollarë ndihmë financiare për Ukrainën.