Trondit ish-presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviç: Kam informacione se po përgatitet atentat ndaj meje

Ish-presidenti i Malit të Zi ka njoftuar autoritetet, se ka në dispozicion informacione se po përgatitet një atentat ndaj tij.

Mediat malazeze shkruajnë se  një burim i afërt me Gjukanoviç, tha se një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një vend fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë së një vendi tjetër fqinj.

Por autoritetet policore në Mal të Zi raportojnë se nuk kanë të dhëna për aktivitete të planifikuara që kanë për qëllim rrezikimin e sigurisë së ish-presidentit Milo Gjukanoviç.

‘Në bazë të nenit 18 të Ligjit për Presidentin e Malit të Zi, me përfundimin e detyrës, Presidenti ka të drejtë në sigurim të përhershëm personal në përputhje me vlerësimin e sigurisë të përcaktuar nga organi kompetent, në përputhje me ligjin.

Në përputhje me rregulloret pozitive, Agjencia e Sigurisë Kombëtare është përgjegjëse për përgatitjen e raporteve për vlerësimin e sigurisë së kërcënimeve’, ka deklaruar Drejtoria e Policisë.


Shtuar 13.07.2024 15:40