Tre shqiptarët pengojnë tragjedinë në Itali, nderohen nga kryebashkiaku i Venecias

Kryebashkiaku Luigi Brugnaro, në emër të qytetit të Venezias, ka pritur dhe falenderuar një nga tre shqiptarët, të cilët ndërhynë mbrëmjen e së premtes për të ndaluar vrasësin e dyshuar të Giacomo Gobbato, 26-vjeç para se të arrestohej nga policia.

Në via Aleardi në Mestre, autori kishte goditur me thikë Gobbaton, i cili mbrojti një grua nga grabitja dhe po tentonte të grabiste një turist.

Britmat kanë alarmuar personat që ndodheshin aty pranë, mes tyre edhe Dritanin me origjinë shqiptare, së bashku me dy bashkatdhetarët e tjerë, Klementin dhe Aurelin.

Të tre i janë afruar kriminelit dhe kanë arritur ta bllokojnë derisa kanë mbërritur patrullat, pak çaste më vonë.

“Doja t’i falënderoja në emrin tim dhe të gjithë qytetit për gjestin e rëndësishëm të guximit që bënë”, komentoi kryebashkiaku, i cili sot u shpreh më tej për këtë çështje.

Giacomo Gobbato, një “djalë bujar” i cili bëri një gjest “të lavdërueshëm” duke ndërhyrë së bashku me Sebastiano Bergamaschi për të ndaluar tentativën e parë të grabitjes në Corso del Popolo. Një episod që tronditi qytetin dhe ngriti sërish çështjen e sigurisë.

“Nuk duam të fshehim asgjë, duhet të përmirësohemi sepse kjo situatë nuk është e pranueshme, përsëriti kryebashkiaku, por rregullat duhet të ndryshohen dhe të sigurohet aplikimi i penaliteteve”.


Shtuar 26.09.2024 10:52