Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Santo Domingo, Republikën Domenikane, ku çatia e klubit të natës “Jet Set” u shemb gjatë një koncerti të këngëtares Rubby Pérez. Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës, më 8 prill 2025. Fillimisht, autoritetet raportuan për 44 viktima dhe 134 të plagosur, por bilanci tragjik ka vazhduar të rritet, duke arritur në 98 të vdekur.
Në mesin e viktimave ishte edhe guvernatorja e provincës Monte Cristi, Nelsy Cruz. Po ashtu, këngëtari Rubby Pérez, i cili po performonte në momentin e shembjes, mbeti i plagosur.
Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur çatia u shemb, duke lënë pas rrënoja dhe panik mes të pranishmëve. Ekipet e shpëtimit po punojnë intensivisht për të nxjerrë të mbijetuarit nga mbeturinat, ndërsa numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.
Kjo ngjarje tragjike i ngjan asaj të Koçanit në Maqedoninë e Veriut, ku në vitin 2008 humbën jetën 60 persona pas shembjes së një çatie në një diskotekë.