Autoritetet kazake thanë se 38 persona humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan. Fluturimi J2-8243 i Azerbajxhanit Airlines mori flakë teksa tentoi të bënte një ulje emergjente pranë qytetit të Kazakistanit Aktau. Siç raportohet nga linja ajrore avioni ishte në rrugë për në Grozny në Rusi, por u devijua për shkak të mjegullës.
Gjithashtu linja ajrore tha se avioni “bëri një ulje emergjente” rreth 3 km (1.9 milje) nga Aktau. Po ashtu Azerbajxhani Airlines tha se fluturimet midis Baku dhe qyteteve ruse të Grozny dhe Makhachkala do të anulohen.
Ndërkohë pasagjerët në bord ishin kryesisht shtetas të Azerbajxhanit, por kishte edhe disa pasagjerë nga Rusia, Kazakistani dhe Kirgistani. Një grua që po udhëtonte për të kaluar pushimet me fëmijët e saj në Çeçeni, kryeqyteti i së cilës është Grozny, vdiq në aksident. Një nënë, e cila udhëton me teste mjekësore për fëmijën e saj të sëmurë, është ende e zhdukur.
Një grua e re ndau dhimbjen e saj me shërbimin azerbajxhanas të BBC-së teksa përpiqej me dëshpërim të zbulonte se çfarë i ndodhi babait të saj, i cili ishte në fluturim. Ajo shpjegoi se babai i saj kishte qenë duke udhëtuar me djalin e tij, i cili i mbijetoi përplasjes. Djali arriti të kontaktojë motrën e tij, por ende nuk kishte asnjë lajm për babain e tyre.